Projektligji është një nga pikat kryesore të rendit të ditës, krahas shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Në rendin e ditës së seancës janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, ka shprehur shpresën që projektligji për Byronë të miratohet sa më shpejt, duke theksuar se kjo nismë ka nisur para shumë vitesh, por ende nuk është finalizuar.
Sipas saj, miratimi i projektligjit do t’i hapte rrugë jetësimit dhe zbatimit të qëllimit të tij në praktikë.
Burimi: RTKLive




