Në Kuvendin e Kosovës, sot do të mbahen disa mbledhje të komisioneve parlamentare, ku do të diskutohen çështje që lidhen me ekonominë, sigurinë, arsimin, bujqësinë dhe fusha të tjera.

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion mban mbledhje, ku do të raportojë kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, lidhur me gjendjen në këtë institucion, shkruan Sinjali.
Në orën 10:30, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.
Në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.
Në orën 12:00, shkruan sinjali, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur shqyrton draft-planin e punës së komisionit.
Po në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport shqyrton në parim Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




