Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.
Në këtë seancë, deputetët pritet të diskutojnë gjetjet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, si dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës duhet t’i adresojnë ato.

Raporti i Komisionit Evropian paraqet vlerësimin për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke evidentuar arritjet, por edhe sfidat dhe fushat ku nevojiten reforma dhe angazhim më i madh institucional.
Seanca plenare do të mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe pritet të nisë në orën 13:00.
Burimi: Dukagjini





