Kutllovci, baza e fshehtë ushtarake ku UÇK-ja zhvilloi një operacion të guximshëm për nxjerrjen e armatimit

Një tjetër botë të fshehtë nëntokësore, në një ish-bazë ushtarake jugosllave-serbe, tunelet e së cilës po xhirohen për herë të parë.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për bazën e vendosur mbi fshatin Kutllovc, të Komunës së Mitrovicës e cila, përveç gjurmëve të ushtrisë jugosllave-serbe, ruan edhe një histori të veçantë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo bazë lidhet me një operacion të guximshëm të ushtarëve të UÇK-së nga Zona Operative e Shalës, përkatësisht të Brigadës 141 „Mehë Uka“.

Në prill të vitit 1999, pas bombardimeve të NATO-s ndaj bazës, ushtarët e UÇK-së ndërmorën një mision tepër të rrezikshëm. Ata arritën të depërtonin fshehtas në objektin e goditur dhe të nxirrnin pothuajse të gjithë municionin dhe armatimin që ndodhej brenda tij.

Sipas të dhënave të prezantuara për këtë operacion, nga baza u nxorën: 21 arka me fishekë të kalibrit 7.62 mm, 900 fishekë të kalibrit 12.7 mm për Gulinov, 6 granata për minahedhës 82 mm, 120 fishekë për armën M48, 1 pushkomitraloz.

Një operacion i realizuar në kushte të rrezikshme, në një objekt ushtarak të goditur nga bombardimet, që dëshmon për një episod pak të njohur të veprimtarisë së luftëtarëve të Brigadës 141 „Mehë Uka“. /KlanKosova/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Harry Kane synon triumfin në Ligën e Kampionëve: Bayerni i ka të gjitha për ta fituar trofeun

Harry Kane synon triumfin në Ligën e Kampionëve: Bayerni i ka të gjitha për ta fituar trofeun

Pse zbutësi i rrobave po i dëmton peshqirët dhe si t’i riktheni butësinë e tyre

Pse zbutësi i rrobave po i dëmton peshqirët dhe si t’i riktheni butësinë e tyre

Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë, momenti kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi

Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë, momenti kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi