Kush është talenti Lutfi Dalipi që zgjodhi Kosovën – Shifrat e tij të frikshme dhe klubet që kanë shprehur interesim

Kush është talenti Lutfi Dalipi që zgjodhi Kosovën – Shifrat e tij të frikshme dhe klubet që kanë shprehur interesim

Kush është talenti Lutfi Dalipi që zgjodhi Kosovën – Shifrat e tij të frikshme dhe klubet që kanë shprehur interesim

Lutfi Dalipi është emri i ri që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Mesfushori ofensiv 20-vjeçar, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Vaduzin në futbollin zviceran, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar, mëson Telegrafi.

Sponsor 3M Express

I lindur më 23 maj 2006 në Riaz të Zvicrës, Dalipi ka prejardhje nga Presheva. Ai është produkt i akademisë së Young Boysit, klub që vazhdon ta ketë nën kontratë deri në vitin 2030, ndërsa aktualisht luan si i huazuar te Vaduzi.

Para këtij huazimi, ai ishte pjesë edhe e FC Wilit, ku gjithashtu pati mundësinë të fitonte përvojë në futbollin profesionist.

telegrafi.com

Sezon i jashtëzakonshëm: 6 gola dhe 9 asistime

Dalipi po dëshmon se është një prej futbollistëve të rinj më produktivë në futbollin zviceran. Në sezonin 2026/27, ai ka regjistruar 16 paraqitje në të gjitha garat me Vaduzin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë nëntë asistime.

Vetëm në kampionat, mesfushori ka pesë gola dhe nëntë asistime në 13 ndeshje. Me 14 kontribute në gola në këtë garë, ai është një prej futbollistëve më vendimtarë të skuadrës së tij, ndërsa aktualisht prin edhe në listën e asistuesve të kampionatit zviceran.

Një tjetër tregues i rëndësishëm i cilësive të tij është loja në duelet një kundër një. Dalipi ka kompletuar 36 driblime në kampionat, më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë statistikë.

Kjo dëshmon aftësinë e tij për të krijuar epërsi në fazën ofensive, për të kaluar kundërshtarët dhe për të krijuar hapësira për bashkëlojtarët.

RB Leipzig, Fiorentina, Betis e Braga në garë për të

Paraqitjet e Dalipit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet evropiane. Interesimi për të është rritur ndjeshëm, ndërsa emri i tij është lidhur me disa skuadra të njohura.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, RB Leipzig është klubi i fundit që ka shprehur interesim për futbollistin. Skuadra gjermane po e përcjell zhvillimin e tij dhe, sipas raportimeve, mund të synojë ta sigurojë në afatin kalimtar të janarit, me mundësi që transferimi të realizohet në fund të sezonit.

Në mesin e klubeve që e kanë ndjekur Dalipin përmenden edhe Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga. Sipas mediave zvicerane, përfaqësues të këtyre skuadrave kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e Vaduzit për ta vëzhguar nga afër.

Vlera e tij në treg vlerësohet rreth dy milionë euro, ndërsa kontrata me Young Boysin deri në vitin 2030 i jep klubit zviceran një pozitë të favorshme në negociatat e mundshme. Megjithatë, dëshira e futbollistit është që fillimisht ta përfundojë sezonin me Vaduzin dhe më pas të vendosë për hapin e ardhshëm në karrierë.

telegrafi.com

Refuzoi Zvicrën, vendosi për Kosovën

Përveç paraqitjeve në fushë, Dalipi ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për të ardhmen e tij ndërkombëtare. Ai ka përfaqësuar Zvicrën në grupmoshat e reja, përfshirë U18 dhe U21, por ka vendosur të mos e vazhdojë karrierën me përfaqësuesen helvete.

Vendimi i tij erdhi pasi refuzoi ftesën e Zvicrës U21, duke bërë të ditur se në të ardhmen do të zgjidhte mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, Dalipi i kishte premtuar gjyshit të tij se do të përfaqësonte njërën prej këtyre dy përfaqësueseve.

Tashmë, sipas informacioneve ekskluzive të Telegrafit, ai ka vendosur për Kosovën. Dalipi pritet të jetë në Prishtinë të premten, ndërsa të shtunën do ta përcjellë nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nëse procedurat përkatëse për përfaqësimin ndërkombëtar përmbyllen me sukses, 20-vjeçari pritet të jetë në dispozicion të Franco Fodës nga muaji mars, kur nisin kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

Për Kosovën, afrimi i Dalipit do të ishte një përforcim me perspektivë të madhe. Përveç statistikave mbresëlënëse, ai sjell kreativitet, driblim, aftësi për të krijuar raste dhe produktivitet në fazën ofensive – cilësi që mund ta bëjnë një element të rëndësishëm të përfaqësueses në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

Hasani për deklaratën e Rashiqit për Asociacionin: E tha me urdhër të Kurtit

Belgjika përmbys Turqinë

Belgjika përmbys Turqinë

Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen rrezikojnë marrëdhëniet me aleatët

Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen rrezikojnë marrëdhëniet me aleatët