Kusari-Lila takon komisioneren Zaharieva, diskutojnë për inovacionin

Kusari-Lila takon komisioneren Zaharieva, diskutojnë për inovacionin

Kusari-Lila takon komisioneren Zaharieva, diskutojnë për inovacionin

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Start-up-et, Kërkimin dhe Inovacionin, Ekaterina Zaharieva, pas miratimit të Deklaratës së Përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor për forcimin e kërkimit dhe inovacionit.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Sponsor 3M Express

“Në fokus të takimit tonë ishte avancimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, rritja e pjesëmarrjes së studiuesve, universiteteve dhe bizneseve inovative të Kosovës në programet evropiane, veçanërisht në Horizon Europe, si dhe zhvillimi i mëtejmë i Fondit të Inovacionit”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar rëndësinë e avancimit të Ligjit për Inovacionin dhe krijimit të mekanizmave të qëndrueshëm të financimit për mbështetjen e kërkimit, zhvillimit dhe ndërmarrjeve inovative.

“Po ashtu, vura në pah rëndësinë e fuqizimit të rolit të grave në inovacion dhe të arsimit e aftësimit profesional, përfshirë arsimin dual, në përgatitjen e të rinjve sipas nevojave të tregut të punës”, ka deklaruar ajo.

Sipas ministres, një tjetër prioritet është përfshirja e Kosovës në European Innovation Scoreboard, përmes mbledhjes dhe përpunimit më të mirë të të dhënave, matjes së performancës dhe hartimit të politikave efektive.

“Bashkëpunimi me partnerët evropianë dhe investimi në kërkim e inovacion janë thelbësorë për ta shndërruar potencialin e Kosovës në ide, produkte dhe biznese konkurruese, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe për të rinjtë tanë”, ka përfunduar Kusari-Lila. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime

Situata në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të shkollës `Ali Sokoli`

Situata në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të shkollës `Ali Sokoli`

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, kërkon konsultim para ndryshimeve

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, kërkon konsultim para ndryshimeve