Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga 11 anëtarë nga nëntë shtete të ndryshme.
Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë takimit Kurti ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Në takim është diskutuar edhe për përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon.
Një tjetër temë e diskutimit ishte ngritja e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aftësimi profesional i pjesëtarëve të saj, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Burimi: Dukagjini




