Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kurti takon anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë me të cilët është formalizuar marrëveshja për drejtimin e përbashkët të këtij institucioni.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja bashkon 24 nga 29 anëtarët e zgjedhur dhe përcakton që Këshilli në mandatin e ardhshëm të drejtohet nga Enkel Rexhepi.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PVD–AL, me në krye Enkel Rexhepin, ka fituar 10 mandate, LPD–PDSH me Shqiprim Musliun nëntë mandate, APN me Levent Qazimin pesë mandate, ndërsa PD–LR me Sali Salihin pesë mandate, transmeton Klankosova.tv.

Kurti dhe anëtarët e rinj theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkëpërgjegjësisë institucionale, duke vlerësuar se në KKSH nuk duhet të ketë ndarje në pozitë dhe opozitë.

Bëhet e ditur se ata mirëpritën edhe mundësinë e përfshirjes së pesë anëtarëve të Lëvizjes së Progresit Demokratik, me synimin që të gjithë 29 anëtarët të marrin pjesë në drejtimin e përbashkët të institucionit.

Kurti theksoi se bashkëpunimi politik i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet të shtrihet edhe në institucionet e tjera përfaqësuese.

Qeveria e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për mbështetjen e shqiptarëve në këto tri komuna dhe avancimin e të drejtave të tyre individuale e kolektive.

Lexo edhe

Ekskluzive | Të shtëna me armë zjarri ndaj një lokali në Hajvali, Policia në vendin e ngjarjes

Ekskluzive | Të shtëna me armë zjarri ndaj një lokali në Hajvali, Policia në vendin e ngjarjes

82-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, presidenti Begaj dhe Rama vendosin kurora me lule

82-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, presidenti Begaj dhe Rama vendosin kurora me lule

Atletico Madrid barazon rekordin, Simeone ëndërron titullin!

Atletico Madrid barazon rekordin, Simeone ëndërron titullin!