Kurti takohet me kancelarin austriak, flasin për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

Kurti takohet me kancelarin austriak, flasin për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

Kurti takohet me kancelarin austriak, flasin për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar këtë mëngjes në Shën Stefan të Austrisë me kancelarin federal austriak, Christian Stocker, me të cilin ka diskutuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në mandatin e ri dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kurti, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik në fushën e energjisë, hekurudhave dhe teknologjisë digjitale, ku, sipas tij, kompanitë austriake dhe mërgata kosovare po investojnë gjithnjë e më shumë.

Sponsor 3M Express

Ai ka kujtuar se në takimin e para katër muajve kishin diskutuar për integrimin e Kosovës në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) dhe për përfshirjen në zonën e roamingut të Bashkimit Evropian.

Sipas Kurtit, Kosova tashmë e ka përmbushur edhe kushtin e fundit për SEPA-n, përmes miratimit të tërësisë së ligjeve të nevojshme, ndërsa për roamingun pret që negociatat të nisin së shpejti.

Kryeministri ka theksuar se e mbështet qëndrimin e kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor dhe se të gjithë vendet kandidate duhet të trajtohen njësoj, me kushte të barabarta.

Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme të avancojë në rrugën drejt integrimit evropian, duke synuar marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kurti ka bërë edhe një koment për futbollin, duke iu referuar rezultateve të ndeshjeve mes Kosovës dhe Austrisë: “Pas 3:1 në Vjenë dhe 1:1 në Prishtinë, po afrohemi edhe në futboll”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Nga Sigal Prishtina në EuroLeague nën drejtimin e legjendës Tony Parker: Historia frymëzuese e Both Gach

Nga Sigal Prishtina në EuroLeague nën drejtimin e legjendës Tony Parker: Historia frymëzuese e Both Gach