Në një video të publikuar në Facebook, Kurti u ka kërkuar qytetarëve që ende nuk kanë votuar ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.
“Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme për përfaqësimin e shqiptarëve dhe për angazhimin për barazi.
“Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit”, ka deklaruar Kurti.
Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për një përfaqësim më të fuqishëm dhe mundësi që, siç është shprehur ai, “secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”.
Burimi: RTKLive




