Kurti pyetet për Specialen: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kurti pyetet për Specialen: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kurti pyetet për Specialen: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në tryezën e diskutimit në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris, është deklaruar edhe lidhur me çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

Sponsor 3M Express

Teksa u pyet mbi vendimet dhe proceset e drejtësisë ndërkombëtare, kreu i qeverisë ka përcjellë një mesazh të qartë se pakënaqësia me vendimet gjyqësore duhet të kanalizohet përmes rrugëve ligjore dhe angazhimit të palodhshëm.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare, kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi,” ka deklaruar Kurti.

Përmes kësaj deklarate, ai nënvizoi rëndësinë e ndjekjes së të gjitha shkallëve të ankimimit ligjor, duke kërkuar që përkushtimi ndaj të vërtetës dhe drejtësisë të mbetet i pashkelur pavarësisht sfidave me proceset gjyqësore ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar