Kurti përgëzon “Dardanët” pas barazimit me Izraelin: Po të mos ndëshkoheshim me të kuq, do të fitonim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e përfaqësueses së Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, e cila përfundoi me rezultat 0-0.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar lojën e treguar nga “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke thënë se kartoni i kuq i marrë në minutën e 66-të ndikoi në mundësinë që Kosova ta fitonte ndeshjen.

“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutën 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa.

Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar Kurti.

Kosova mori një pikë nga kjo përballje, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Dimri mbërrin fuqishëm në Kroaci, bora paralizon qarkullimin në disa rrugë

Dimri mbërrin fuqishëm në Kroaci, bora paralizon qarkullimin në disa rrugë

Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

Selektori i Izraelit i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës: Ishte rezultat real

Selektori i Izraelit i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës: Ishte rezultat real