Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për procesin zgjedhor dhe aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Sponsor 3M Express

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje ishte dëshmuar të ishte e kotë, por sipas tij, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, mosshkuarja në zgjedhje ishte edhe më e rëndësishme.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por mosshkuarja në to kësaj radhe ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, deklaroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, si dhe të pasaktë në aspektin historik dhe faktik.

“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, u shpreh Kurti./Klankosova.tv

Lexo edhe

77 mijë tifozë në San Siro, Milani dhe Interi përballen në derbin e 240-të historik – formacionet e mundshme

77 mijë tifozë në San Siro, Milani dhe Interi përballen në derbin e 240-të historik – formacionet e mundshme

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë | Momenti