Kurti në takim me Sorensenin: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Paris përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut dhe perspektivën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për stabilitetin e plotë institucional që, sipas tij, Kosova gëzon pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që Kosova gëzon tashmë pas zgjedhjes së presidentit të saj, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve.

“Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

Nga 12 centë në 159 euro për metër katror – rritja marramendëse e çmimit për projektimin e urave në Mitrovicë

Nga 12 centë në 159 euro për metër katror – rritja marramendëse e çmimit për projektimin e urave në Mitrovicë

Ndodh për herë të parë në gati 18 vjet: Pse i nominuari i Trumpit për ambasador dallon nga paraardhësit

Ndodh për herë të parë në gati 18 vjet: Pse i nominuari i Trumpit për ambasador dallon nga paraardhësit