Kurti: Në këtë mandat synojmë të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri

Kurti: Në këtë mandat synojmë të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri

Kurti: Në këtë mandat synojmë të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Forcës, të cilën e ka shënuar në Tiranë, ka vënë në pah investimet në ushtri, rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe rekrutimin e ushtarëve të rinj, duke ritheksuar zotimin për investimin e mbi një miliard eurove në ushtri gjatë këtij mandati dhe synimin për anëtarësim në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se gjatë mandatit të kaluar është trefishuar buxheti i ushtrisë.

Sponsor 3M Express

“Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur, sepse gjatë mandatit të kaluar kemi trefishuar buxhetin e ushtrisë, derisa në këtë mandat zotimi ynë është të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj dhe se realizimi i objektivave strategjike po përshpejtohet për dy vjet.

“Po ashtu, kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj dhe po i mbërrijmë kapacitetet ushtarake që janë paraparë të arrihen në vitin 2028, duke përshpejtuar për dy vjet realizimin e objektivave tona strategjike”, ka shkruar ai.

Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij arsenali i FSK-së është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi, ndërsa ka përmendur edhe nënshkrimin e kontratës për fabrikën e parë të municioneve.

“Po ashtu, nënshkruam kontratën për fabrikën e parë të municioneve, e cila do të jetë ndërmarrje publike dhe do të prodhojë me markë 100% vendore”, ka theksuar ai.

“Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s”, ka shkruar Kurti. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kroacia rikthehet në Kampionatin Botëror pas 13 vjetësh

Kroacia rikthehet në Kampionatin Botëror pas 13 vjetësh

Çka po ndodhë? Komuna e Prishtinës fton mediat të përcjellin vendosjen e muralit të Nënë Terezës

Çka po ndodhë? Komuna e Prishtinës fton mediat të përcjellin vendosjen e muralit të Nënë Terezës