Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës.
“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, tha kryeministri Kurti.

Burimi: RTKLive





