Kurti kërkon nga BE-ja të nisë shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Mos të vonohet edhe më tej

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian t’i drejtohet Komisionit Evropian për të marrë një vlerësim lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

Sponsor 3M Express

Këtë kërkesë Kurti e ka ngritur gjatë takimit me përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Irlandës, ku është diskutuar rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian.

Në njoftimin e tij, Kurti ka theksuar se nisja e shqyrtimit të aplikimit është thelbësore që procesi i marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim të mos zvarritet më tej.

“Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, të mos vonohet edhe më tej, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet. Nga strehimi i refugjatëve e pjesëmarrja në kuadër të KFOR-it, jemi mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Irlandës për qytetarët dhe Republikën tonë.”, shkroi ai.

Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur në Houses of the Oireachtas, përkatësisht në Parlamentin e Irlandës, morën pjesë kryesuesi i Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth.

Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, duke veçuar strehimin e refugjatëve dhe kontributin e këtij shteti në kuadër të KFOR-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Si ta gatuani brokolin pa ia humbur vlerat ushqyese? Ekspertët tregojnë mënyrën më të mirë

Si ta gatuani brokolin pa ia humbur vlerat ushqyese? Ekspertët tregojnë mënyrën më të mirë

Kurti: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën, aq më mirë për të dyja vendet

Kurti: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën, aq më mirë për të dyja vendet

Si e kaurdisin qepën kuzhinierët profesionistë? Një veprim i thjeshtë e bën më të ëmbël dhe më të shijshme

Si e kaurdisin qepën kuzhinierët profesionistë? Një veprim i thjeshtë e bën më të ëmbël dhe më të shijshme