Kurti: Është paradoksale që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit

Kurti: Është paradoksale që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit

Kurti: Është paradoksale që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media për zhvillimet e fundit politike, duke iu referuar Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Sponsor 3M Express

Kurti e ka cilësuar si paradoksale mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, në një kohë kur në Kuvend mbetet e hapur çështja e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhja e presidentit, njofton Klankosova.tv.

“Është paradoksale, përveç se e dëmshme që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për president”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se çështja e Gjykatës Speciale është pjesë e zhvillimeve që janë në horizont, ndërsa theksoi se aktualisht vëmendja është edhe te zgjedhja e presidentit, e cila, sipas tij, mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo është një temë që e kemi në horizontin tonë përpara. Sot dhe sonte e kemi temën para nesh të presidentit, që mund ta errësojë dhe të na çojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Afati për zgjedhjen e presidentit skadon sot, 6 tetor, ndërsa në Kuvend mbetet pezull edhe procedura për miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, njofton Klankosova.tv

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Kurti: Është paradoksale që ta dërgojmë vendin në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit | Momenti