As kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur ndaj kërkesave për dorëheqje të ministrave të tij, Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, bëri të ditur se Kurti sapo ka arritur në Kuvend, por nuk është se dha ndonjë deklaratë për këtë çështje.
“Kryeministri Kurti sapo hyri në Kuvendin e Kosovës. E pyetëm nëse do të ketë dorëheqje të ministrave, meqë kjo ka qenë kërkesa e protestuesve dhe deputetëve opozitarë, për shkak të lëshimeve zinxhirore, në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Siç nuk kishim përgjigje nga Kurti, s’kishte përgjigje as nga të tjerët.”
Në Parlament, por edhe jashtë tij, pas vrasjës së Arlinda Zekajt, janë bërë në vazhdimësi kërkesa që ministri i Brendshëm dhe ministrja e Drejtësisë, të largohen nga këto pozita. /Klankosova.tv




