Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se viktima kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.

Sponsor 3M Express

Duke folur në Kuvend, Kurti ka thënë se Arlinda Zekaj nuk e mori mbrojtjen që i nevojitej për të shpëtuar jetën.

“Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, ka deklaruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai përmendi se si tri ditë para vrasjes, Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

Sipas Kurtit, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.

“3 ditë para se të vritej, Arlinda i ishte drejtuar prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të mënjehershëm ndërkohë që dorasi është në arrati”.

Ndër të tjera, kryeministri ka kërkuar që prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e viktimës dhe pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës së saj nuk u pasua me masa konkrete mbrojtëse.

“Çdo shkelje duhet të zbardhet”, ka theksuar Kurti nga foltorja e Parlamentit. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë | Momenti