Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të ndryshohet në shkallën e Apelit, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të pasaktë.

Sponsor 3M Express

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti u ndal edhe te procesi zgjedhor, për të cilin tha se mbajtja e zgjedhjeve ishte dëshmuar e kotë.

Megjithatë, sipas tij, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shmangia e zgjedhjeve ishte edhe më e rëndësishme.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por mosshkuarja në to kësaj radhe ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, deklaroi Kurti.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, ndërsa tha se ai nuk qëndron as në aspektin historik dhe faktik.

“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Lexo edhe

77 mijë tifozë në San Siro, Milani dhe Interi përballen në derbin e 240-të historik – formacionet e mundshme

77 mijë tifozë në San Siro, Milani dhe Interi përballen në derbin e 240-të historik – formacionet e mundshme

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë | Momenti