Sonte shpallet më i miri i botës. Ceremonia madhështore e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” për vitin 2026 do të zhvillohet këtë të hënë, më 26 tetor, duke shënuar një moment historik, pasi për herë të parë në edicionin e saj të 70-të, ngjarja më prestigjioze individuale në futboll zhvendoset në Londër të Anglisë.

Spektakli do të mbahet në teatrin e njohur “London Palladium” duke filluar nga ora 21:00, teksa skena do t’u besohet dy figurave të njohura: legjendës franceze të futbollit Thierry Henry dhe gazetares sportive Kate Scott, transmeton Klankosova.tv.
Çmimi historik i themeluar nga revista prestigjioze “France Football” në vitin 1956, do të kurorëzojë futbollistin dhe futbollisten më të mirë në planet për paraqitjet e tyre përgjatë sezonit. Përveç dy çmimeve kryesore, gjatë mbrëmjes gala do të ndahen edhe trofetë për talentin e ri të vitit (Kopa Trophy), portierin më të mirë (Yachine Trophy), trajnerin e vitit, klubin e vitit, si dhe golashënuesin më të mirë (Gerd Müller Trophy), si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave.
Po ashtu, vëmendje do të marrë edhe çmimi humanitar “Socrates”, i cili vlerëson angazhimin e futbollistëve në nisma solidariteti dhe kauza me ndikim shoqëror.
Gara për trofeun më të lakmuar individual për meshkuj është tejet e fortë. Në mesin e 30 të nominuarve figurojnë emra të mëdhenj si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Lamine Yamal, Ousmane Dembele, Vinicius Junior, Harry Kane dhe Jude Bellingham.
Dominim të theksuar në këtë listë ka klubi francez Paris Saint-Germain, i cili përfaqësohet me plot 9 lojtarë, përfshirë Dembele, Hakimi, Kvaratskhelia, Marquinhos, Nuno Mendes, Joao Neves, Pacho, Fabian Ruiz dhe Vitinha.
Lista e plotë e të nominuarve për “Topin e Artë 2026”:
Jude Bellingham (Angli, Real Madrid)
Pau Cubarsi (Spanjë, Barcelona)
Marc Cucurella (Spanjë, Chelsea/Real Madrid)
Ousmane Dembele (Francë, Paris Saint-Germain)
Luis Diaz (Kolumbi, Bayern Munich)
Bruno Fernandes (Portugali, Manchester United)
Gabriel (Brazil, Arsenal)
Erling Haaland (Norvegji, Manchester City)
Achraf Hakimi (Marok, Paris Saint-Germain)
Harry Kane (Angli, Bayern Munich)
Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji, Paris Saint-Germain)
Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)
Sadio Mane (Senegal, Al-Nassr)
Marquinhos (Brazil, Paris Saint-Germain)
Lautaro Martinez (Argjentinë, Inter)
Kylian Mbappe (Francë, Real Madrid)
Nuno Mendes (Portugali, Paris Saint-Germain)
Lionel Messi (Argjentinë, Inter Miami)
Joao Neves (Portugali, Paris Saint-Germain)
Michael Olise (Francë, Bayern Munich)
Willian Pacho (Ekuador, Paris Saint-Germain)
Julian Quinones (Meksikë, Al-Qadsiah)
Declan Rice (Angli, Arsenal)
Rodri (Spanjë, Manchester City/Barcelona)
Fabian Ruiz (Spanjë, Paris Saint-Germain)
William Saliba (Francë, Arsenal)
Ferran Torres (Spanjë, Barcelona/Paris Saint-Germain)
Dayot Upamecano (Francë, Bayern Munich)
Vinicius Junior (Brazil, Real Madrid)
Vitinha (Portugali, Paris Saint-Germain)




