“Kur nuk t’don familja jote, nuk t’don as kojshia”, thënia e famshme e Bleros ‘gdhendet’ në shtëpinë e BBVK-së

Tre banorët e parë kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, i cili do të fillojë të premten, më 30 tetor.

Sponsor 3M Express

Konkurrentët që iu bashkuan këtij edicioni janë regjisorja Arlinda Morina, reperi Nichi dhe vlogerja e njohur Antoneta Koci.

Teksa publikut iu zbuluan pamjet e para nga shtëpia e këtij edicioni, vëmendje tërhoqën edhe disa thënie të gdhendura në muret e saj, të cilat u përkasin banorëve të edicioneve të kaluara.

Njëra prej tyre është “Kur nuk të don familja jote nuk të don as kojshia”, fjali e thënë nga Blero, e cila pati bërë xhiron e rrjetit asokohe dhe vazhdon të kujtohet edhe sot.

Një tjetër thënie e gdhendur në mur është “Ngeci karkaleci”, e thënë nga Shqipja gjatë një debati me Adrin, e cila gjithashtu kishte tërhequr vëmendjen e publikut.

Ndërkohë, hyrja e tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka qenë një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët prisnin që gjithçka të niste të premten.

Megjithatë, spektakli i së premtes, më 30 tetor, nuk është anuluar dhe pritet të mbahet sipas planit.

Hyrja e këtyre personazheve ka zgjuar interesimin e publikut, i cili tashmë është kurioz të mësojë se cilët do të jenë banorët e tjerë që do t’i bashkohen këtij edicioni.

Konkurrentët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Lexo edhe

Ndahet nga jeta ylli i filmave “Star Trek” dhe “X-Men”, Patrick Stewart

Ndahet nga jeta ylli i filmave “Star Trek” dhe “X-Men”, Patrick Stewart

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit