Kur ndodhin më së shumti divorcet? Studimi zbulon dy muajt që mund të jenë vendimtarë për martesën

Kur ndodhin më së shumti divorcet? Studimi zbulon dy muajt që mund të jenë vendimtarë për martesën

Kur ndodhin më së shumti divorcet? Studimi zbulon dy muajt që mund të jenë vendimtarë për martesën

Megjithëse mund të duket si një tjetër fenomen i përhapur në rrjetet sociale, hulumtimet tregojnë se i ashtuquajturi “sezoni i divorceve” ka një bazë statistikore

Sponsor 3M Express

Një studim i Universitetit të Uashingtonit ka zbuluar një model interesant: kërkesat për divorc shënojnë dy rritje të theksuara gjatë vitit, në mars dhe në gusht.

Hulumtimin e realizuan profesoresha e sociologjisë Julie Brines dhe studiuesi Brian Serafini, të cilët analizuan të dhënat për kërkesat për divorc dhe vërejtën se numri i tyre rritej pas festave dimërore dhe pushimeve verore.

Pse pikërisht marsi dhe gushti?

Sipas studiuesve, festat janë periudha kur njerëzit kanë pritshmëri më të mëdha nga marrëdhënia e tyre.

Krishtlindjet, Viti i Ri, pushimet verore dhe mbledhjet familjare shihen si mundësi për afërsi, momente të përbashkëta dhe fillime të reja. Mirëpo, kur realiteti nuk përputhet me pritshmëritë, zhgënjimi mund të thellohet.

Julie Brines shpjegon se njerëzit shpesh i presin festat me shpresa të mëdha, edhe kur përvojat e mëparshme nuk kanë qenë të mira. Ata besojnë se kjo periudhë mund të sjellë ndryshim dhe përmirësim të marrëdhënies.

Por optimizmi mund të zbehet sapo përfundojnë festat.

Festat i nxjerrin në pah problemet e fshehura

Nga partnerët pritet të jenë të lumtur, të kalojnë mirë me familjarët, të organizojnë udhëtime, dhurata dhe festa, duke lënë mënjanë shqetësimet e përditshme.

Megjithatë, kur pas atmosferës festive fshihen pakënaqësia, largimi emocional ose konfliktet e pazgjidhura, presioni shtesë mund t’i bëjë problemet edhe më të dukshme.

Studiuesit besojnë se shumë çifte e shtyjnë vendimin për divorc gjatë festave, për arsye emocionale dhe praktike.

Dëshira për të ruajtur traditat familjare ose për të shmangur tensionet bën që vendimet e marra gjatë dimrit të konkretizohen disa javë më vonë.

Kjo mund ta shpjegojë rritjen e kërkesave për divorc gjatë marsit.

Foto: Garakta-Studio

Pse divorcet shtohen edhe në gusht?

Rritja e dytë regjistrohet pas pushimeve verore.

Edhe vera shoqërohet me pritshmëri të mëdha. Çiftet shpresojnë se udhëtimet, çlodhja dhe koha e kaluar së bashku do t’i ndihmojnë të rikthejnë afërsinë.

Por kur partnerët qëndrojnë më gjatë bashkë, larg angazhimeve profesionale dhe shpërqendrimeve të përditshme, problemet e lëna pas dore mund të bëhen më të dukshme.

Pushimet që duhej t’i afronin ndonjëherë bëhen momenti kur partnerët kuptojnë sa shumë janë larguar nga njëri-tjetri.

Edhe problemet financiare ndikojnë në vendim

Studiuesit fillimisht analizuan ndikimin e krizës ekonomike në qëndrueshmërinë e martesave.

Rezultatet treguan se papunësia, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe pasiguria financiare mund të ndikojnë në vendimet për divorc, por nuk e ndryshuan ndjeshëm modelin sezonal.

Përfundimi i martesës kërkon gjithashtu organizim praktik: shqyrtimin e financave, gjetjen e avokatit, zgjidhjen e çështjes së banimit dhe marrëveshje të tjera.

Prandaj, edhe kur vendimi është marrë, paraqitja zyrtare e kërkesës mund të shtyhet.

A mund ta shpëtojnë pushimet një martesë në krizë?

Një nga përfundimet më interesante është se festat mund t’i përforcojnë si përvojat pozitive, ashtu edhe problemet që ekzistojnë prej kohësh në marrëdhënie.

Njerëzit shpesh besojnë se një udhëtim, pushimet verore ose disa ditë larg rutinës do t’ua rikthejnë harmoninë. Ndonjëherë kjo ndodh vërtet.

Megjithatë, kur problemet janë të thella, atmosfera festive nuk mjafton për t’i zgjidhur.

Kjo nuk do të thotë se festat shkaktojnë divorce apo se çdo grindje gjatë pushimeve paralajmëron ndarje.

Studimi sugjeron se periudhat nga të cilat presim më shumë lumturi mund të jenë pikërisht ato kur i kuptojmë më qartë problemet e marrëdhënies.

Dhe ndonjëherë, në vend të fillimit të ri të përbashkët, partnerët vendosin të vazhdojnë jetën veçmas. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK