Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me kundërshtime dhe thirrje për dorëheqje, mes pretendimeve për favorizim të Argjentinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës.

Kontestimet lidhen me disa vendime që kanë nxitur reagime në botën e futbollit, përfshirë edhe heqjen e kartonit të kuq ndaj Folarin Balogun, ndërsa disa federata kanë kërkuar largimin e Infantinos nga posti i presidentit të FIFA-s.
Megjithatë, jo të gjitha konfederatat janë rreshtuar kundër tij. Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka shprehur mbështetje unanime për Infantinon, duke votuar pro tij.
Infantino mori drejtimin e FIFA-s në vitin 2016, kur pasoi Sepp Blatterin në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.
Përplasjet rreth vendimeve të fundit dhe mbështetja që vazhdon të marrë nga një pjesë e strukturave të futbollit e mbajnë në qendër të vëmendjes të ardhmen e tij në këtë post.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




