Kryetari i Guxo i bën thirrje LDK-së për bashkëpunim: Kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për reflektim dhe angazhim të përbashkët, me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale politike.

Sponsor 3M Express

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Duke parë ngjarjet aktuale dhe duke pasur parasysh se kemi vetëm edhe 24 orë për ta zgjedhur Presidentin/-en e Kosovës, si Kryetar i Partisë Guxo i bëj thirrje LDK-së për reflektim e angazhim të përbashkët me qëllim të tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit do të kontribuonte në kompletimin e institucioneve të larta të vendit dhe në krijimin e stabilitetit institucional.

“Zgjedhja e Presidentit/-es jo vetëm do t’i kompletonte institucionet tona të larta, por edhe do të krijonte stabilitet në këto kohë sfiduese”, ka deklaruar ai.

Peci ka thënë se stabiliteti institucional është i nevojshëm edhe për përballimin e sfidave që lidhen me proceset gjyqësore në Hagë.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe kompromis politik, duke theksuar se tejkalimi i situatës aktuale është në interes të Kosovës.

“Të punojmë së bashku, të japim maksimumin që të tejkalojmë ditët e vështira që po kalon Kosova. T’ua dëshmojmë të gjithëve, po edhe vetes sonë e njëri-tjetrit, se e duam Kosovën, vendin tonë të bekuar”, ka shkruar Peci.

“Për Kosovën ia vlen kompromisi, ia vlen tejkalimi i vetvetes, ia vlen marrëveshja. Për Kosovën ia vlen gjithçka”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Lexo edhe

Propozimi në Zvicër: Kompanitë të paguajnë taksë për punëtorët e huaj, paratë t’u kthehen qytetarëve

Propozimi në Zvicër: Kompanitë të paguajnë taksë për punëtorët e huaj, paratë t’u kthehen qytetarëve

Pse na ther kraharori kur marrim frymë? Kur kjo dhimbje mund të paralajmërojë një problem serioz

Pse na ther kraharori kur marrim frymë? Kur kjo dhimbje mund të paralajmërojë një problem serioz

Llapi përforcohet me ish-lojtarin e Ajaxit dhe Sivassporit

Llapi përforcohet me ish-lojtarin e Ajaxit dhe Sivassporit