Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, nga ora 11:00, për të shqyrtuar çështje të ndryshme, përfshirë propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në njoftimin për media, Kuvendi ka bërë të ditur se një nga pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Po ashtu, në mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
II. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
Deklarimet jashtë rendit të ditës;
Pyetjet parlamentare;
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;
Votimi i Propozimit të GP-Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




