Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e agjendës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën, më 2 nëntor, mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës të seancës plenare.

Mbledhja është paraparë të nisë në orën 11:00, njofton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Sipas agjendës së publikuar, në mesin e pikave që pritet të shqyrtohen në seancën plenare janë tri projektligje në lexim të parë: Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, në rend dite është shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në këto komisione.

Pjesë e agjendës janë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)