Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare.

Sipas rendit të ditës, në mesin e çështjeve që pritet të shqyrtohen janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Në mbledhje parashihet edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë propozimet e tjera të paraqitura për diskutim.
Mbledhje pritet të fillojë në orën 11:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




