Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Auditorën e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Auditorës së Përgjithshme ishte zbatimi sa më efikas i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërinstitucional që ka të bëjë me trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në institucionin e Prokurorit të Shtetit, në të cilat raste dyshohet se ka elemente të veprave penale, veçanërisht të mashtrimit në financat publike.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, u diskutua për vazhdimin e punëtorive të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale, me synim forcimin e kapaciteteve për identifikimin dhe trajtimin sa më efektiv të rasteve që mund të përbëjnë vepra penale.

“Të dyja palët u dakorduan që, në respektim të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të secilit institucion, të vazhdojnë thëllimin e bashkëpunimit  edhe në të ardhmen në funksion të luftimit të keqpërdorimit të parasë publike”, njofton Sistemi Prokurorial.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Koreja e Veriut përplasjet me Zvicrën i çon në ekstrem, mbyll zyrën diplomatike dhe dëbon diplomatin

Koreja e Veriut përplasjet me Zvicrën i çon në ekstrem, mbyll zyrën diplomatike dhe dëbon diplomatin

Mbahet takimi i parë për rishikimin e dokumenteve kurrikulare në arsimin parauniversitar

Mbahet takimi i parë për rishikimin e dokumenteve kurrikulare në arsimin parauniversitar

Mungesa e Serbisë në samitin BE-Ballkani Perëndimor shtyn testin për politikën e jashtme të Beogradit

Mungesa e Serbisë në samitin BE-Ballkani Perëndimor shtyn testin për politikën e jashtme të Beogradit