Kryeministri slloven i vendos kusht Serbisë për rrugën drejt BE-së: Të dorëzohen arkivat e UDB-së

Kryeministri slloven i vendos kusht Serbisë për rrugën drejt BE-së: Të dorëzohen arkivat e UDB-së

Kryeministri slloven i vendos kusht Serbisë për rrugën drejt BE-së: Të dorëzohen arkivat e UDB-së

Kryeministri slloven, Janez Janša, ka deklaruar se Sllovenia nuk do ta mbështesë përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pa dorëzimin e arkivave të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë.

Sponsor 3M Express

Reagimi i tij vjen pas zgjedhjeve në Serbi, ku sipas raportimit, fitoi Lista e Studentëve. Janša ka thënë se Sllovenia do ta mirëpriste përshpejtimin e negociatave të Serbisë me BE-në, por vetëm nëse plotësohet ky kusht.

Përmes një postimi në platformën X, ai theksoi se nuk do të japë pëlqimin për asnjë përparim të Serbisë drejt BE-së, derisa vendi t’ia dorëzojë Sllovenisë të gjitha arkivat e UDB-së, SDV-së, Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe shërbimeve të tjera të ish-RSFJ-së që lidhen me Slloveninë.

Pas këtij reagimi, Janša shpërndau edhe një postim të Igor Omerzës, i cili ngriti pretendime për lidhjet e komisioneres evropiane për zgjerim, Marta Kos, me UDB-në.

Omerza, duke iu referuar një libri të tij për Kosin, tha se dokumentacioni përkatës mund të gjendet në arkivat sekrete të policisë politike. Ndërkaq, Marta Kos i ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ka punuar si informatore për shërbimin sekret jugosllav.

Nga ana tjetër, deputeti dhe sekretari i partisë Svoboda, Matej Grah, kritikoi Janšën, duke e akuzuar se po e shfrytëzon situatën për përballje të brendshme politike.

Çështja e hapjes së arkivave të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë mbetet një temë e ndjeshme politike në rajon.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Jepni dorëheqje” – Brohoritje para Ministrisë së Drejtësisë

“Jepni dorëheqje” – Brohoritje para Ministrisë së Drejtësisë

Autori që ia mori jetën Arlinda Zekajt del para gjykatës

Autori që ia mori jetën Arlinda Zekajt del para gjykatës

LIVE nga marshi: Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

LIVE nga marshi: Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave