Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh për pjesëmarrje në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.

Sponsor 3M Express

Lista e bashkuar e shqiptarëve do të garojë në këto zgjedhje me synimin për të siguruar tri mandate në Kuvend.

Për këtë, Hoxha ka theksuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës demokratike dhe të përfaqësimit të shqiptarëve.

Përmes një postimi, Hoxha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime, duke nënvizuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon në forcimin e zërit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe përfaqësimin politik.

“Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton. Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike. Çdo votë ka rëndësi. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në #LuginënEPreshevës. Dilni dhe votoni.”, ka shkruar Hoxha. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës