Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit të kompanisë, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Ali Podrimja”, “Ali Pashë Tepelena”, “Ulqini” dhe “Fadil Deliqi”, si dhe në fshatrat Vaganicë dhe Frashër.
Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Ali Zeneli”, “Ferat Draga”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Ulqini”, si dhe në fshatrat Vinarc dhe Tunel i Parë.
Kompania ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.
“Në këtë rast, ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/





