Zëdhënësja e KRU “Hidroregjioni Jugor”, Nderona Kurtaj, ka folur në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova për gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Prizren.

Ajo ka njoftuar për aksionin e shkyçjes së kyçjeve ilegale, duke theksuar se ai do të vazhdojë deri në zgjidhjen e situatës të ujit të pijes.




