KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 31 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Enver Topalli” dhe në fshatin Pojatë.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet rreth orës 16:00.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/




