Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?

Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së:  Çka thotë draft-raporti për Kosovën?

Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?

Të mërkurën e javës së ardhshme, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të paraqes Paketën më të Re të Komisionit Evropian, që vlerëson në detaje përparimin e vendeve kandidate për të hyrë në BE, dhe atyre që janë kandidate potenciale siç është Kosova.

Sponsor 3M Express

Për vendin tonë, Drafti thotë se ndër arsyet kryesore për ngecje është kriza e stërgjatur politike, mungesa e Kuvendit funksional, që thuhet se ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor e prokurori, raporton Klan Kosova.

Komisioni Evropian, premierë në Raportin e Zgjerimit, për Kosovën, e përfshin përshtatjen e saj të plotë me Politikën e Jashtme të BE-së, të cilën gjë Brukseli e përshëndet.

Edhe Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë me rëndësi sikur çdo vit në Dokumentin që paraqitet të mërkurën.

Normalizimi i raporteve kosovaro-serbe, thuhet se nuk është kusht vetëm në rrugën evropiane për të dyja vendet: por është kyç për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik për të dyja shoqëritë por edhe rajonin.

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën? | Momenti