Kosova U21 ndan pikët me Finlandën në dramën e tetë golave, i mbyll kualifikueset me rekord pikësh

Kosova U21 ndan pikët me Finlandën në dramën e tetë golave, i mbyll kualifikueset me rekord pikësh

Kosova U21 ndan pikët me Finlandën në dramën e tetë golave, i mbyll kualifikueset me rekord pikësh

Kombëtarja e Kosovës U21 ka marrë një barazim në shtëpi ndaj Finlandës në kuadër të xhiros së fundit për kualifikimet e Evropianit 2027 U21, që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

Sponsor 3M Express

“Dardanët” e rinj fatkeqësisht nuk arritën të kualifikohen, megjithatë konfirmuan një ngritje të madhe për ta mbyllur si vend i katërt, prapa Spanjës, Finlandës dhe Rumanisë.

Kosova ishte katër herë në epërsi, por Finlanda gjithnjë arriti të rikthehet me epilogun përfundimtar që doli të jetë 4-4. Sidoqoftë, kjo dëshmon një nivel të ngritur nën urdhrat e Hekuran Kryeziut.

Medon Gashi pas vetëm 15 minutave lojë shënoi një gol të bukur për të kaluar Kosovën në epërsi.

Laurent Xhylani pastaj kishte rastin e artë, por dështoi nga pika e bardhë. Kësisoj, Finlanda me një kundërsulm arriti të barazojë përmes Lotjonen (34’).

Sidoqoftë, katër minuta më vonë – Kosova U21 e riktheu epërsinë falë Lendrit Shalës që u asistua prej Xhylanit (38’).

Në pjesën e dytë, Finlanda u përgjigj shpejtë përmes Soderback (48’). Megjithatë, Kosova prapë e gjeti epërsinë falë Gashit, që shënoi me kokë pas harkimit të Xhylanit (57’).

Finlanda s’u dorëzua për të barazuar prapë përmes Siltanen që shënoi pas një reagimi jo t ëmirë të portierit vendas (73’).

Kosova sërish e riktheu epërsinë – këtë herë falë kapitenit Faton Ademi që shënoi me kokë pas asistimit të Sahitajt (84’).

Kur mendohej se Kosova regjistroi një fitore të madhe, në skenë doli Helen që shënoi për Finlandën dhe epilogun përfundimtar (90’).

Kësisoj, Kosova i mbyll kualifikueset në grupin A si vend i katërt me 15 pikë (më së shumti të arritura që nga pranimi në UEFA dhe FIFA), ndërsa Finlanda do ta kërkojë kualifikimin si vend i dytë me 23 pikë./Telegrafi/

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Kosova U21 ndan pikët me Finlandën në dramën e tetë golave, i mbyll kualifikueset me rekord pikësh | Momenti