Kosova U21 mposhtet nga Luksemburgu në miqësore

Kosova U21 mposhtet nga Luksemburgu në miqësore

Kosova U21 mposhtet nga Luksemburgu në miqësore

Mysafirët kanë kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Mick Kirsch ka shënuar për 1:0.

Ndërsa golin e dytë për Luksemburgun e ka realizuar sulmuesi shqiptar Flavjo Hoxha, në minutën e gjashtëdhjetë e pestë. Hoxha aktivizohet për përfaqësueset e grupmoshave të reja të Luksemburgut.

Sponsor 3M Express

Kosova ka pasur një rast për të barazuar rezultatin në minutën e njëzet e pestë, kur Eliot Bujupi e ka dërguar topin në rrjetë, por goli i tij është anuluar për shkak të pozitës jashtë loje.

Kjo ndeshje vjen pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian U21, që vitin e ardhshëm organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Kosova nuk arriti të sigurojë kualifikimin në këtë garë.

“Dardanët” e rinj e përfunduan Grupin A në vendin e katërt me pesëmbëdhjetë pikë, pas katër fitoreve, tri barazimeve dhe tri humbjeve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Grabitje e armatosur në Gjakovë: Të shtëna me armë zjarri në një lokal, plagoset një person

Grabitje e armatosur në Gjakovë: Të shtëna me armë zjarri në një lokal, plagoset një person

Mosha mesatare e blerësve të Bugatti-t ka rënë në 42 vjeç – një klient zotëron 14 vetura të markës

Mosha mesatare e blerësve të Bugatti-t ka rënë në 42 vjeç – një klient zotëron 14 vetura të markës

“Kurti është mashtrues”, Berisha: Do të ketë shpërthim të skandaleve (VIDEO)

“Kurti është mashtrues”, Berisha: Do të ketë shpërthim të skandaleve (VIDEO)