Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov

Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov

Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e armatosur në Krakov, qytetin e dytë më të madh të Polonisë, nga i cili mbetën të vrarë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 15 të tjerë.

Sponsor 3M Express

Ai ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, dhe popullit të Polonisë, duke theksuar se mendimet e tij janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.

“E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, dhe popullit të Polonisë. Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar kryediplomati kosovar të shtunën në platformën X.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të plagosurve, duke theksuar se Kosova qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë periudhë të vështirë.

Të shtënat në sheshin kryesor të Krakovit kanë marrë jetën e gjashtë personave, ndërsa kanë plagosuar 16 të tjerë për motive që nuk dihen ende. Sipas autoriteteve ligjzbatuese, një 25-vjeçar fillimisht hapi zjarr nga vetura ndaj qytetarëve përpara se të qëllohej nga policia polake. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ai u plagos dhe u arrestua.

Ndryshe, në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Sipas raportimeve, sulmuesi kishte veshur rroba të stilit ushtarak, ndërsa në veturën e tij janë gjetur armë dhe municion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot mot me vranësira të shpërndara e me intervale me diell

Sot mot me vranësira të shpërndara e me intervale me diell

Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta

Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)