Kosova pjesë e sistemit të ri të pagesave të menjëhershme në Ballkanin Perëndimor

Kosova pjesë e sistemit të ri të pagesave të menjëhershme në Ballkanin Perëndimor

Kosova pjesë e sistemit të ri të pagesave të menjëhershme në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka njoftuar për përfundimin e projektit “TIPS Clone”, një sistem i ri për kryerjen e pagesave të menjëhershme në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.

Sponsor 3M Express

Tajani e bëri njoftimin gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Budva të Malit të Zi, ku mori pjesë në përfaqësim të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Projekti është zhvilluar me propozimin e Bankës së Italisë, duke u bazuar në modelin e sistemit evropian TIPS, i cili mundëson realizimin e pagesave të menjëhershme 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme italiane, sistemi synon të lehtësojë shkëmbimet ekonomike, të ulë kostot e transaksioneve dhe të ndihmojë integrimin e rajonit në infrastrukturën financiare evropiane.

Pjesë e projektit janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Inaugurimi zyrtar i projektit është paralajmëruar për 23 nëntor në Romë, në praninë e guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve pjesëmarrëse.

Sipas autoriteteve italiane, kjo nismë është pjesë e angazhimit të Italisë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lehtësohet procedura për viza drejt Arabisë Saudite për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Lehtësohet procedura për viza drejt Arabisë Saudite për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

KN STEP merr çmimin e klubit më të mirë në Maqedoni, Bora Ademi me 5 rekorde, Jon Buzuku notari më i mirë

KN STEP merr çmimin e klubit më të mirë në Maqedoni, Bora Ademi me 5 rekorde, Jon Buzuku notari më i mirë

“Mbi 500 tema diplome me sukses” – nga Bachelor deri në Doktoraturë, reklamat që ngrenë alarmin për integritetin akademik në Kosovë

“Mbi 500 tema diplome me sukses” – nga Bachelor deri në Doktoraturë, reklamat që ngrenë alarmin për integritetin akademik në Kosovë