Kosova humb sfidën e dytë nga Estonia

Kosova humb sfidën e dytë nga Estonia

Kosova humb sfidën e dytë nga Estonia

Pas fitores bindëse prej 39:22 në përballjen e parë, hendbollistet e Kosovës nuk arritën ta përsërisnin paraqitjen e një dite më parë, duke u mposhtur kësaj radhe nga përfaqësuesja estoneze.

Pjesa e parë e takimit ishte e baraspeshuar dhe përfundoi me rezultat 14:14, me të dyja skuadrat që luftuan për epërsi.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, në pjesën e dytë, Estonia u tregua më efikase, duke arritur të krijonte epërsi në rezultat dhe ta menaxhonte atë deri në fund të ndeshjes.

Përkundër përpjekjeve të Kosovës për ta rikthyer rezultatin, mysafiret arritën ta ruanin avantazhin dhe në fund triumfuan me dy gola diferencë, 27:25.

Kështu, Kosova dhe Estonia e mbyllin me nga një fitore secila këtë seri prej dy ndeshjesh parakualifikuese për Botërorin 2027.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protestuesi i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetë

Protestuesi i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetë

Spektakël në Napoli, Roma merr një pikë pas rikthimit dramatik

Spektakël në Napoli, Roma merr një pikë pas rikthimit dramatik

Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi