Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar se Serbia do ta ketë shumë të vështirë të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk e përafron politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe luftës në Ukrainë.

E pyetur nëse Serbia mund të anëtarësohet në BE pa vendosur sanksione ndaj Rusisë, Kos theksoi se mospërputhja me qëndrimet e bllokut evropian për çështjet strategjike do të përbënte pengesë serioze për procesin e integrimit.
“Një vend që nuk përafrohet me ne për çështje me interes strategjik, si politika e jashtme dhe e sigurisë, përfshirë luftën e përbashkët kundër Rusisë, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, nuk do të mund të përparojë. Kjo do të jetë shumë, shumë e vështirë”, deklaroi ajo.
Megjithatë, Kos bëri të ditur se Bashkimi Evropian ende nuk ka nisur bisedimet me qeverinë e re të Serbisë. Sipas saj, fillimisht duhet të formohet qeveria e re në Beograd, pas së cilës do të vlerësohen mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit me Serbinë.
Ndërkohë, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, lista e mbështetur nga studentët ka siguruar 52,71 për qind të votave, duke lënë pas koalicionin e mbështetur nga ish-presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili ka marrë 39,17 për qind.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




