Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re, objekti i shkollës po shndërrohet në institucion parashkollor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në fshatin Korishë të Prizrenit së shpejti do të hapet një çerdhe e re për fëmijë.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, Çeku ka bërë të ditur se ndërtesa e shkollës po rinovohet për t’i dhënë një funksion të ri, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe familjet e kësaj zone.

“Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re. Ndërtesën e shkollës po e rinovojmë për t’i dhënë funksion të ri, aq të nevojshëm për familjet dhe më të vegjlit tanë”, ka shkruar Çeku.

Ai ka theksuar rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme, duke e cilësuar atë si bazë të zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve.

Ministri ka përmendur gjithashtu se rezultatet e viteve të fundit në rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhe janë evidentuar edhe në Raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Lexo edhe

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë

VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë

Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re, objekti i shkollës po shndërrohet në institucion parashkollor | Momenti