Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, ka takuar të mërkurën Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë takimit Qavolli e ka njoftuar përfaqësuesen e EULEX-it me prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet dhe prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe harmonizimi i praktikave të veprimit, me qëllim të përmirësimit të trajtimit të këtyre rasteve dhe rritjes së efektivitetit të reagimit institucional.

Po ashtu, palët diskutuan për rëndësinë e mbështetjes profesionale dhe monitorimit të praktikave institucionale, si mekanizma për identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, koordinimi i vazhdueshëm ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave me partnerët ndërkombëtarë konsiderohen të rëndësishëm për forcimin e praktikave profesionale, mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e llogaridhënies në trajtimin e këtyre rasteve. /Telegrafi/

Lexo edhe

OSBE: Ka reforma në drejtësi, por zbatimi në gjykata mbetet sfidë

OSBE: Ka reforma në drejtësi, por zbatimi në gjykata mbetet sfidë

Reshje të dendura dhe borë në Zvicër, mbyllen tri qafa malore

Reshje të dendura dhe borë në Zvicër, mbyllen tri qafa malore

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë–Pejë, në Rixhevë

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë–Pejë, në Rixhevë