Kontrolle të përforcuara ndaj shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, konstatohen 628 shkelje

Kontrolle të përforcuara ndaj shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, konstatohen 628 shkelje

Kontrolle të përforcuara ndaj shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, konstatohen 628 shkelje

MPB Maqedoni njofton se dje 04.10.2026, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në territorin e të gjithë shtetit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi kontrolle të përforcuara drejtuar sanksionimit të shoferëve të cilët drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithsej 628 kundërvajtje. Nga to, 344 kundërvajtje u konstatuan te shoferët të cilët kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë vendbanimit, ndërsa 284 kundërvajtje u referohen shoferëve të cilët kishin tejkaluar shpejtësinë e përshkruar në vendbanim.

“Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse dhe janë shqiptuar sanksione në përputhje me rregulloret ligjore. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 66 kundërvajtje të llojeve të tjera”.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në trafik në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe uljen e rreziqeve të shkaktuara nga mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë”, thonë nga MPB.

Lexo edhe

Viktima- noterit: Nuk më ka mbet tjetër vetëm edhe jetën me ua nënshkru

Viktima- noterit: Nuk më ka mbet tjetër vetëm edhe jetën me ua nënshkru

Fabregas: Duam ta vëmë Manchester United në vështirësi

Fabregas: Duam ta vëmë Manchester United në vështirësi

Topalli: UDB-ja përdorte metoda për t’i komprometuar veprimtarët shqiptarë

Topalli: UDB-ja përdorte metoda për t’i komprometuar veprimtarët shqiptarë

Kontrolle të përforcuara ndaj shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, konstatohen 628 shkelje | Momenti