Konjufca për dënimet e Speciales në OKB: Kanë gabime, presim të korrigjohen në apel

Konjufca për dënimet e Speciales në OKB: Kanë gabime, presim të korrigjohen në apel

Konjufca për dënimet e Speciales në OKB: Kanë gabime, presim të korrigjohen në apel

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke e kritikuar për mos përmendjen e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Konjufca, duke folur për aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë se Gjuriq nuk i përmendi 12 mijë shqiptarët e vrarë gjatë luftës.

“ Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarët e vrarë. Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe gjykatat e tjera për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të kryerësve.

Duke folur për Dhomat e Specializuara, Konjufca ka thënë se ato janë themeluar me insistimin e aleatëve të Kosovës, si përgjigje ndaj pretendimeve të Serbisë se pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer vepra të rënda, përfshirë trafikimin e organeve.

“E kemi ditur që nga fillimi që këto kanë qenë fabrikime me qëllim të diskreditimit të forcës sonë mbrojtëse dhe luftës sonë çlirimtare”, ka deklaruar Konjufca.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara kanë sqaruar se UÇK-ja nuk është në gjykim dhe se aktgjykimi nuk synon ta zhvlerësojë luftën çlirimtare apo shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, sa u përket dënimeve të shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Konjufca ka thënë se ato përmbajnë gabime dhe ka shprehur pritjen që këto të korrigjohen gjatë procedurës së apelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive

Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive