Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përmban gabime faktike dhe përmbajtësore.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen për Kosovën, Konjufca ka shprehur pritjen që këto gabime të korrigjohen gjatë procesit të apelit, duke theksuar rëndësinë e një procesi gjyqësor të paanshëm dhe të bazuar në fakte e prova.

“Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje. Ne presim që këto gabime të korrigjohen në procesin e apelit. Drejtësia duhet të jetë e paanshme, të mbështetet në fakte dhe prova dhe të garantojë një proces të drejtë për të gjithë”, është shprehur Konjufca.

Deklaratat e tij u bënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për zhvillimet në Kosovë./Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Dëshira ekziston, por orgazma mungon: Çfarë i pengon gratë të arrijnë kulmin e kënaqësisë?

Dëshira ekziston, por orgazma mungon: Çfarë i pengon gratë të arrijnë kulmin e kënaqësisë?

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?