Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Serbi

Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Serbi

Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Serbi

Kongresisti amerikan Joe Wilson, ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Qeveria e Serbisë mund të përdorë dhunë ndaj qytetarëve, në ditën kur atje janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare dhe është raportuar për pjesëmarrje të lartë në votime.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në platformën X, Wilson ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor përmes dhunës është e papranueshme.

“Ndërsa populli serb po u drejtohet kutive të votimit në numër rekord historik, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se qeveria potencialisht po përgatitet të përdorë dhunë kundër qytetarëve, me qëllim pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë të ruajë paqen!”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, në Serbi janë raportuar radhë të gjata në qendrat e votimit, ndërsa në qendër të Beogradit janë vërejtur edhe automjete të blinduara të Xhandarmërisë.

Zgjedhjet po zhvillohen në një klimë të tensionuar politike, me vëmendjen e përqendruar te gara mes kampit të Aleksandar Vuçiqit dhe Listës Studentore.

As the Serbian people take to the polls in historic numbers, I am deeply concerned by reports that the government is potentially preparing to use violence against citizens aimed at obstructing the voting process. Such attacks are totally unacceptable. I urge Serbia to remain…

— Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 25, 2026

Lexo edhe

CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave

CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave

Kunati ia merr jetën gruas në Pejë – Klani sjell detajet

Kunati ia merr jetën gruas në Pejë – Klani sjell detajet

CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi

CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi

Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Serbi | Momenti