Konfiskohet një armë dhe shtatë fishekë në Malishevë, në Gjakovë bastiset shtëpia e një të dyshuari

Konfiskohet një armë dhe shtatë fishekë në Malishevë, në Gjakovë bastiset shtëpia e një të dyshuari

Konfiskohet një armë dhe shtatë fishekë në Malishevë, në Gjakovë bastiset shtëpia e një të dyshuari

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara që lidhen me posedimin e paautorizuar të armëve, në Malishevë dhe Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Rasti i parë është regjistruar më 21 tetor, rreth orës 08:30, në fshatin Mleqan të Malishevës. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe shtatë fishekë.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.

Ndërkaq, rasti i dytë lidhet me fshatin Skivjan të Gjakovës, ku më 21 tetor është arrestuar një person, pasi njësiti i hetimeve kishte pranuar një fotografi në të cilën i dyshuari shfaqej me një armë zjarri që dyshohej të ishte e tipit AK-47.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka mohuar se posedon armën në fjalë. Policia ka bastisur shtëpinë e tij, por nuk ka gjetur sende të dyshimta.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Të dy rastet janë raportuar në kuadër të veprës penale që lidhet me mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Konfiskohet një armë dhe shtatë fishekë në Malishevë, në Gjakovë bastiset shtëpia e një të dyshuari | Momenti