Konfirmohet viktima e dytë nga ngjarja në pallatin në Elbasan

Konfirmohet viktima e dytë nga ngjarja në pallatin në Elbasan

Konfirmohet viktima e dytë nga ngjarja në pallatin në Elbasan

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Sponsor 3M Express

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro është gjetur nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura.

69-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, 10 persona të tjerë, të cilët pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë godinën, e cila është shpallur e pabanueshme. Banorët u evakuuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

Lexo edhe

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim